Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit - Gazeta Express
string(63) "aliu-procesi-i-punesimeve-ne-shendetesi-eshte-drejt-perfundimit"

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 11:50

Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 11:50

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, për premtimin e dhënë lidhur me punësimet në shëndetësi, siç ishte premtimi i 150 punësimeve në Klinikën e Tetovës, ai tha se nuk bëhet fjalë për premtime të parealizuara, por për një proces të nisur që është drejt finalizimit.
“Ne nuk kemi premtuar, por kemi realizuar. Procesi nuk është mbyllur plotësisht, por të gjitha hapat për punësimin e këtyre personave janë kryer, përveç nënshkrimit të kontratës dhe takimit përfundimtar me drejtorin. Ky është një proces që tashmë është në vijim dhe nuk mund të zhbëhet. As ministri, as drejtori nuk mund të vendosin ta anulojnë pas zgjedhjeve lokale – thjesht nuk është e mundur”, deklaroi Aliun në “Alsat”.

Ministri thotë se të gjithë kandidatët janë testuar dhe lista përfundimtare është përpiluar. Tashmë mbetet vetëm faza e fundit administrative, që përfshin një takim të shkurtër me drejtorin dhe më pas nënshkrimi i kontratës.
Aliu paralajmëroi se përveç këtyre vendeve të punës që janë në proces, do të ketë edhe punësime të reja, për shkak të mungesës së madhe të stafit në sektorin shëndetësor në Maqedoni.

“Sektori i shëndetësisë është një ekosistem që vuan nga mungesa serioze e motrave medicinale, stafit teknik dhe mjekëve. Ne nuk mund të planifikojmë buxhetin bazuar në të kaluarën, por mbi nevojat reale. Aktualisht kemi hartuar draft-versionin e parë të skanimit të situatës, dhe kemi dy skenarë: institucione që kanë mungesa serioze dhe institucione që kanë më shumë staf se sa nevojitet”, sqaroi Aliu.

Ministria, sipas tij, është duke përgatitur riorganizim të brendshëm, për të balancuar stafin mjekësor në përputhje me nevojat, si dhe për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve.