PD mbledh me urgjencë grupin, Berisha: Miratimi i qeverisë pa debat, skenar i parapërgatitur - Gazeta Express
string(89) "pd-mbledh-me-urgjence-grupin-berisha-miratimi-i-qeverise-pa-debat-skenar-i-parapergatitur"

Ballina

Gazeta Express

18/09/2025 11:38

PD mbledh me urgjencë grupin, Berisha: Miratimi i qeverisë pa debat, skenar i parapërgatitur

Ballina

Gazeta Express

18/09/2025 11:38

Partia Demokratike mblodhi me urgjencë grupin parlamentar pasi Kuvendi sot miratoi qeverinë e re pa debat. Kreu i selisë blu, Sali Berisha, e konsideroi këtë akt si një skenar të parapërgatitur nga shumica socialiste.

“Sot sipas një skenari të parapërgatitur që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, me sjelljen e sotme të mazhorancës u asgjesua parlamentarizmi në vend.

Kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi veprim nga opozita.

“Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin. Kjo mbledhje është emergjente e jashtëzakonshme, pasi situata është e jashtëzakonshme. Ju ftoj të diskutojmë, të vendosim për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt. Këtij akti që tejkalon dhe imagjinatën”, tha Berisha.

Ai akuzoi edhe Presidentin Bajram Begaj për “bashkëfajësi” pasi “i dha levën për këtë qëllim”, duke iu referuar dekretit të tij për ministren virtuale.