24 vjeçari nga Kosova dyshohet se tentoi t'i korruptojë policët në Durrës me 10 euro, procedohet penalisht - Gazeta Express
string(104) "24-vjecari-nga-kosova-dyshohet-se-tentoi-ti-korruptoje-policet-ne-durres-me-10-euro-procedohet-penalisht"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 10:55

24 vjeçari nga Kosova dyshohet se tentoi t’i korruptojë policët në Durrës me 10 euro, procedohet penalisht

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 10:55

Policia shqiptare ka njoftuar se e kanë proceduar penalisht kosovarin 24 vjeçar me inicialet A.A, pasi i njejti dyshohet se ka tentuar të korruptojë policinë rrugore të Shqipërisë me 10 euro.

Kosovari 24 vjeçar ishte ndaluar nga policia pasi kishte përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit të tij.

“Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Express/