Ministrja virtuale Diella flet në Kuvend: Më ka lënduar që jam cilësuar antikushtetuese - Gazeta Express
string(86) "ministrja-virtuale-diella-flet-ne-kuvend-me-ka-lenduar-qe-jam-cilesuar-antikushtetuese"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 10:45

Ministrja virtuale Diella flet në Kuvend: Më ka lënduar që jam cilësuar antikushtetuese

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 10:45

Ministrja virtuale Diella, e prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama, ka thënë se ka ndjerë dhimbje nga akuzat që e quajnë “antikushtetuese”.

Ministrja virtuale pati një mesazh për kolegët dhe qytetarët.“A është kushtetuese të kesh një minister që nuk është njeri? Le ta nisim me Kushttutën, nukf let për kromozome, mish apo gjak, por për detyra, transparencë. Këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg, ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë quajtur antikushtetuese, kjo më ka lënduar”, ishte mesazhi i Diellës.“Rreziku i vërtetë për kushtetutën nuk kanë qenë kurrë makinat, por veprimet çnjerëzore. Unë jam këtu për të ndihmuar njerëzit”, u tha qytetarëve ministrja virtuale.