Gazetari serb: Kurti dhe Vuçiç kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, e plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(111) "gazetari-serb-kurti-dhe-vucic-kane-nje-bashkepunim-te-jashtezakonshem-e-plotesojne-dhe-mbeshtesin-njeri-tjetrin"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 10:30

Gazetari serb: Kurti dhe Vuçiç kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, e plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 10:30

Gazetari serb, Milivoje Mihajlovic, në një intervistë për mediumin slloven “RTVslo.si”, ka folur për ngjarjet në rajon, masën e fundit të SHBA-së ndaj Kosovës dhe për raportin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic.

Sipas Mihajlovic, Kurti dhe Vuçiq e plotësojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin shumë mirë.

“Kurti dhe Vuçiç kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Ata plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.”, ka deklaruar Mihajlovic.

Për suspendimin e Dialogut Strategjik, Mihajlovic thotë se është mesazh i qartë për Albin Kurtin nga Washingtoni.

“Pezullimi aktual i dialogut është pra paralajmërimi i parë i qartë publik nga Uashingtoni për Kurtin. Në marrëdhëniet me qeveritë e vogla, SHBA-të nuk japin kurrë mesazhe të tilla publikisht, e bëjnë këtë me zyrtarë të lartë, duke e lënë derën hapur për bisedime”, ka deklaruar ai.

Sipas gazetarit serb, veprimet nga Amerika kanë ardhur edhe për mënyrën e trajtimit të pakicës serbe në Veri të Kosovës. Sipas Mihajlovic, SHBA-së nuk i pëlqen fakti se Kurti ka shndërruar Policinë si forcë kryesore.

“Ky është një karton i verdhë që kryegjyqtari po i dërgon Albin Kurtit. Do të shohim se si do të përfundojë historia”, ka deklaruar ai./Express/