Juristi Paul Williams ka nisur dëshminë e tij edhe sot para trupit gjykues në Gjykatën Speciale.
Sot ai në fillim do t’iu përgjigjet pyetjeve të gjykatësve më pas prokurorëve
Williams – , i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, është dëshmitari i dytë pas James Rubin në Hagë.
Dëshmia e tij ka filluar me pyetjet lidhur me amerikanin Dino Asani se a ka qenë i përfshirë në qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe çfarë roli kishte.