Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ekzekutimin mafioz yë binzensmeit Bujar Nasufi në janar të këtij viti.
Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes së biznesmenit 56-vjeçar i cili i ekzekutua në sy të gruas së tij në zonën e Selitës.
Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për dy vëllezërit, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet se janë porositësit e vrasjes.
Mesohet e motivi për ngjarjen e rëndë ka qënë përplasja që familja Xhani kishte me familjen Nasufi për shkak të një prone.
Konkretisht babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës.
Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.
Autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ku i maskuar si shitës picash ekzekutoi me armë zjarri sapo Bujar Nasufi po parkonte makinën pranë banesës së tyre.
Autori i dyshuar duket se mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas u gjetën nga policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e identitetit të autorit.