Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës - Gazeta Express
string(88) "arrestohet-nenkryetarja-e-leposaviqit-dyshohet-se-e-rrahu-nje-grua-ne-objektin-e-komunes"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 9:10

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 9:10

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar zëvendëskryetarja e Komunës së Leposaviqit pasi dyshohet se sulmoi punëtoren që i këkoi vendim mbi largimin nga puna.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:45 dhe u iniciua si “Sulm”.

“Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.