Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i një motori - Gazeta Express
string(58) "aksident-ne-pogradec-plagoset-rende-drejtuesi-i-nje-motori"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 9:00

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i një motori

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 9:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori.

Ai është gjetur i rrëzuar në rrugë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Nuk dihet ende nëse motoristi është vetë-rrëzuar apo është përplasur me ndonjë automjet tjetër. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.