Ironizon Maliqi: Shqipëria e krijoi si ministre Diellën, VV mundet me shpik Botoviqin – e bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese - Gazeta Express
string(120) "ironizon-maliqi-shqiperia-e-krijoi-si-ministre-diellen-vv-mundet-me-shpik-botoviqin-e-bejme-edhe-gjykates-ne-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 8:41

Ironizon Maliqi: Shqipëria e krijoi si ministre Diellën, VV mundet me shpik Botoviqin – e bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 8:41

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka ironizuar duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund të inspirohet nga Shqipëria për Ministre Diellën, e cila në fakt është një robot i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, për ta zgjidhur problemin e pakicës serbe.

Me ironi, Maliqi ka thënë se në këtë formë mund të shpiket “Botoviqi”, përfaqësuesi serb i dizajnuar sipas qejfit të VV’së dhe se të njëjtin mund ta bëjnë edhe gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

“Shqipëria e krijoi si ministre Diellën për me e përmirësu qeverisjen përmes inteligjencës artificiale. Këta tanët ka gjasa në këtë formë kanë me këqyrë me e zgjidhë problemin e pakicës serbe, duke e shpikur Botovićin, përfaqësuesin serb të dizajnuar sipas qejfit tonë. E bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese, edhe ministër, edhe kryetar partie me 10 deputetë. Botovići psh. mund të programohet për me e çmontu Ahtisaarin, me u përkulë para Lidhjes së Prizenit edhe me dëshmu para faktorit ndërkombëtar se sa entuziast është për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Maliqi.

Ndryshe, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb ende nuk është zgjedhur, por pavarësisht kësaj Kryeparlamentari Dimal Basha e ka konsideruar Kuvendin si të konstituar. Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.