Haradinaj: Lidhja jonë me Amerikën është lidhje gjaku, edhe në të ardhmen do të na mbrojnë e ruajnë - Gazeta Express
string(97) "haradinaj-lidhja-jone-me-ameriken-eshte-lidhje-gjaku-edhe-ne-te-ardhmen-do-te-na-mbrojne-e-ruajne"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 8:28

Haradinaj: Lidhja jonë me Amerikën është lidhje gjaku, edhe në të ardhmen do të na mbrojnë e ruajnë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 8:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshkrua raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si “lidhje gjaku”

Sipas Haradinajt, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot pa ndihmën e ShBA’së.

“Lidhja jonë me Amerikën vërtetë është lidhje gjaku, sepse ata kanë shpëtu shumë gjak tonin, shumë jetë, shumë njerëz…Po të mos ishte ndihma e tyre, do të kishim shumë vështirësi. Por, edhe pas luftës nuk ka qenë e thjeshtë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj u shpreh i bindur se mbështetja e ShBA’së do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Besoj që gjithmonë edhe në të ardhmen do të na mbrojnë, do të na ruajnë, do të jenë me ne. Është e nevojshme sepse bota është e ndame”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.

Ai tha se ka pasur edhe vazhdon të ketë komunikim me institucionet e sigurisë së Amerikës.

“Jam gjatë gjithë kohës në komunikim me institucionet e sigurisë së Amerikës. E konsideroj një prej ndereve më të mëdha në jetë…e kanë shpëtu vendin tim, popullin tim”, tha Haradinaj.