“Mbrojtja, shpresa e Thaçit” - Haziri: Gjyqi në Hagë ka shkuar përtej çdo afati - Gazeta Express
string(73) "mbrojtja-shpresa-e-thacit-haziri-gjyqi-ne-hage-ka-shkuar-pertej-cdo-afati"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 7:14

“Mbrojtja, shpresa e Thaçit” – Haziri: Gjyqi në Hagë ka shkuar përtej çdo afati

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 7:14

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri thotë se mbrojtja është shpresa e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në gjyqin në Hagë.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Haziri u shpreh se gjyqi ka kaluar përtej çdo afati dhe shtoi se lufta e UÇK është e pastër.

“James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe. Mbrojtja e Kosovës në këtë rast, po përballet me 400 dëshmitarë që prokuroria i ka pasur deri tani. Këto dhoma të specializuara kanë marrë 5 vite kohë. Shumë gjatë ka kaluar. Një mekanizëm i drejtësisë që ka humbur besimin. Po gjykohet UÇK dhe jo individë të saj. Këto muajt e fundit, mbrojtja dhe dhomat e specializuara të tregojnë pastërtinë e UÇK. Lufta ka qenë e pastë, por nga ana tjetër, unë pres edhe drejtësi.”, theksoi ai.