Mbahet seanca fillestare ndaj Simiqit dhe Vukasinoviqit për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq - Gazeta Express
string(95) "mbahet-seanca-fillestare-ndaj-simiqit-dhe-vukasinoviqit-per-sulmin-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 6:52

Mbahet seanca fillestare ndaj Simiqit dhe Vukasinoviqit për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 6:52

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, sot do të mbahet seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Në qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, sipas nenit 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, më 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K. në Leposaviq, i pandehuri Simiq dyshohet se ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash. Në momentin kur ish-ministri doli nga objekti i komunës, persona civilë të maskuar filluan të gjuanin shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare. Pas kalimit të veturës, Simiq dyshohet se ka urdhëruar turmën që të sulmojë mediat.

“Sulmi ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediale fillimisht është bërë me shok-bomba, e më pas me goditje fizike, grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni, tulla, ngjyra dhe sende të tjera. Si pasojë, dy gazetarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, ka njoftuar Prokuroria.