Spektakël golash në pjesën e parë të ndeshjes së madhe mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit në Anfield.
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm takimin, duke shënuar dy herë brenda pak minutash. Fillimisht ishte Andrew Robertson që realizoi golin e parë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Mohamed Salah, i cili ishte vendimtar në ndërtimin e aksionit.
Vetëm dy minuta më vonë, vetë Salah u gjend në zonë dhe me një goditje të saktë e dyfishoi epërsinë e “The Reds”.
Megjithatë, Atletico nuk u dorëzua. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Marcos Llorente u gjend në momentin e duhur përpara portës dhe shënoi golin që ngushtoi shifrat në 2-1, duke e bërë takimin edhe më interesant për pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll mes atmosferës elektrizuese në Anfield dhe me premtimin për një 45-minuwtësh të dytë plot emocione dhe raste për gol. /GazetaExpress/
Goli i Llorentes