Interi i Milanos ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të përballjes së fortë ndaj Ajaxit në “Johan Cruijff Arena”.
Pas një 45-minutëshi intensiv, zikaltërit arritën të gjejnë golin në minutën e 42-të, falë një aksioni të kombinuar mes Hakan Çalhanoglu dhe Marcus Thuram.
Mesfushori turk e shërbeu mrekullisht topin për sulmuesin francez, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe i dha epërsinë skuadrës italiane.
Me këtë gol, Interi e mbylli pjesën e parë me rezultat 0-1, duke treguar qartësisht synimet e tij për të marrë një fitore të madhe në transfertën holandeze.
Thuram po vazhdon formën e tij të shkëlqyer, duke dëshmuar edhe një herë se është një nga armët kryesore të zikaltërve në fazën ofensive.
Ndeshja pritet të ketë shumë emocion edhe në pjesën e dytë, me Ajaxin që do të kërkojë reagimin përpara tifozëve të vet, ndërsa Interi synon të ruajë epërsinë dhe të dalë me tre pikë nga kjo sfidë e vështirë. /GazetaExpress/
Goli i Thuram