Përparim Rama e nderon Jonathan Moore me "Hyjneshën e Kryeqytetit": Një simbol i respektit dhe falënderimit - Gazeta Express
string(104) "perparim-rama-e-nderon-jonathan-moore-me-hyjneshen-e-kryeqytetit-nje-simbol-i-respektit-dhe-falenderimit"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 19:17

Përparim Rama e nderon Jonathan Moore me “Hyjneshën e Kryeqytetit”: Një simbol i respektit dhe falënderimit

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 19:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dorëzuar “Hyjneshën e Kryeqytetit” diplomatit amerikan, Jonathan Moore.

Rama ka thënë se kjo ishte shenjë mirënjohje për kontributin e tij.

“Sot, pata nderin t’i dhuroj ish-diplomatit amerikan, Jonathan Moore, “Hyjneshën e Kryeqytetit”, si shenjë të mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e tij dhe për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se Amerika ka qëndruar krah Kosovës qysh nga ditët më të vështira.

“Një simbol i respektit dhe falënderimit që populli ynë ndjen për SHBA-në, të cilët qëndruan krahë nesh, nga ditët e vështira të luftës, deri te ndërtimi i institucioneve dhe rrugëtimi ynë drejt demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar Rama.

Të dy u zotuan se miqësia me Amerikën do të mbetet lidhje e përjetshme.

“Theksuam se miqësia me Shtetet e Bashkuara është dhe do të mbetet më shumë se një partneritet politik, është një lidhje e përjetshme e ndërtuar me besim dhe në përkushtim të ndërsjelltë”, ka shkruar Rama.