Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, së bashku me Bahrie Çunaku Vitija, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e Barilevës, ku u mirëpritën me respekt dhe ngrohtësi nga banorët e fshatit.
Gjatë bisedës, ata theksuan se mbështetja e Lidhjes së Prishtinës për banorët e kësaj zone do të jetë e pakursyer deri në realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre përmes institucioneve komunale.
“Iu premtuam se mbështetja e Lidhjes së Prishtinës për banorët e Barilevës do të jetë e parezervë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe nevojave të tyre përmes organeve komunale”, shkroi Kupina.