KF Vjosa shënon fitoren e parë, nis shkëlqimi i të huazuarit nga FC Prishtina, Flori Spahija - Gazeta Express
string(90) "kf-vjosa-shenon-fitoren-e-pare-nis-shkelqimi-i-te-huazuarit-nga-fc-prishtina-flori-spahija"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 18:01

KF Vjosa shënon fitoren e parë, nis shkëlqimi i të huazuarit nga FC Prishtina, Flori Spahija

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 18:01

KF Vjosa më në fund e ka thyer krizën e rezultateve, duke shënuar fitoren e parë pas pesë humbjeve dhe një barazimi. Skuadra e riorganizuara dhe e përforcuar ndjeshëm në merkaton e fundit, triumfoi bindshëm ndaj FC KEK-ut me rezultat 3:0.

Golashënuesit e kësaj fitoreje ishin Fidan Gashi, Leart Emini dhe Ardit Hasani.

Megjithatë, përpos golashënuesve, në sy ra edhe Flori Spahija, talenti shkodran i transferuar në verë te Prishtina dhe më pas i huazuar në mënyrë befasuese te KF Vjosa.

Futbollisti i ri, i konsideruar si një nga lojtarët më premtues në Shqipëri dhe shumë i dashur në Shkodër, dhe kontribut të madh në këtë ndeshje. Ai solli energji të re në lojën e skuadrës dhe pati impakt edhe në dy gola.

Me këtë fitore, KF Vjosa jo vetëm që rikthehet te suksesi pas një periudhe të vështirë, por gjithashtu konfirmon se përforcimet e fundit, veçanërisht ardhja e Spahijës, mund të jenë vendimtare për ecurinë e ekipit në pjesën tjetër të kampionatit të Ligës së Parë. /GazetaExpress/