Në Dhomën e Kantoneve të mërkurën, 13 anëtarë votuan në favor të “një miliardi municionesh” dhe 30 ishin kundër.
Ushtria zvicerane nuk do të marrë financim shtesë nga qeveria federale për blerjen e municioneve kundërajrore. Pas Dhomës Nacionale edhe Dhoma e Kantoneve refuzoi të mërkurën një rritje në programin e armatimit të vitit 2025, transmeton albinfo.ch.
Kështu, ata deputetë që vunë në dukje financat e ngushta federale mbizotëruan në të dy dhomat. Kundërshtarët gjithashtu argumentuan se do të ishte më mirë që qeveria federale të rriste stoqet e municioneve vazhdimisht dhe me hapa të vegjël, shkruan sda.ch.
Mbështetësit thanë se, duke pasur parasysh situatën e kërcënimit dhe pengesat në tregun e armëve, ishte e nevojshme që qeveria federale të lidhë shpejt kontrata për blerjen e municioneve dhe kështu të sigurojë furnizime.
Në Dhomën e Kantoneve të mërkurën, 13 anëtarë votuan në favor të “një miliardi municionesh” dhe 30 ishin kundër.
Propozimi për të rritur programin e armatimit të vitit 2025 erdhi nga Komiteti i Politikave të Sigurisë i Dhomës së Kantoneve (SiK-S). Presidentja Andrea Gmür-Schönenberger (Die Mitte/LU) tha se qëllimi ishte rritja e qëndrueshmërisë së ushtrisë dhe mbyllja e një boshllëku. Përmbushja e detyrës së mbrojtjes kombëtare pa furnizime të besueshme do të ishte “absurde”./albinfo/