YSABEL SOCIETY – Prishtina me rooftop-in më madhështor në Ballkan - Gazeta Express
string(63) "ysabel-society-prishtina-me-rooftop-in-me-madheshtor-ne-ballkan"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 17:39

YSABEL SOCIETY – Prishtina me rooftop-in më madhështor në Ballkan

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 17:39

Prishtina po bëhet epiqendra e gastronomisë se rajonit me hapjen e YSABEL Society.

I vendosur në rooftop-in e hotelit Marriott në kryeqytet, YSABEL sjell një koncept unik i shtrirë në tre kate, me dy restorane luksoze një restorant italian në katin 22 dhe një restorant aziatik në katin 23 si dhe një rooftop bar me pamje mahnitese të Prishtines në katin 24, duke e ngritur standardin e përjetimit kulinar në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Arkitektura e jashtëzakonshme e këtij projekti është realizuar nga kompania prestigjioze BAH Projects në Londër, studio që ka krijuar disa prej brendeve më ikonike botërore si: Annabel’s, Sexy Fish, Gaia, Harry’s Bar, The Wolseley City, Ivy Asia dhe shumë të tjera.

Menuja ekskluzive e YSABEL është krijuar nga shefi me famë botërore Paul Greening – ish Group Executive Chef për Novikov, Group Executive Chef i Aqua Kyoto në Londër, si dhe shef i Pier Restaurant në Sydney e shum vende te tjera edhe është i njohur për inovacionin dhe artin e tij në kuzhinë.

Pas këtij projekti inovativ qëndrojnë tre figura kyçe të gastronomisë moderne, të cilët me vizionin dhe përvojën e tyre po e vendosin Prishtinën në hartën ndërkombëtare.

– Dekorim Sahiti dhe Genc Gashi, emra që kanë lënë gjurmë të thella në skenën gastronomike të Kosovës se pasluftes me nje ndikim te thelle ne mënyrën e jetesës së kosovarëve gjë për të cilën Prishtina njihet edhe sot.

– si dhe Baton Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në Londër duke mbikëqyrur brendet më prestigjioze të industrisë, përfshirë: The Ivy Collection (Group), Caprice Holdings (me restorante ikonike si Scott’s dhe Sexy Fish në Londër e Miami), Bacchanalia në Londër, Birley Group (me klubet ekskluzive si Annabel’s, George Club, Harry’s Bar), si dhe zinxhirin Bill’s Restaurants.

YSABEL, pritet të jetë më i miri në rajon dhe më gjerë.

Hapja epike dhe solemene pritet të ndodhë gjatë vjeshtës së këtij viti, duke e shndërruar kryeqytetin në adresën më të re të shijes, luksit dhe përjetimeve të paharrueshme.