FC Vushtrria me lidership të ri – nis epoka e rikthimit në Superligë - Gazeta Express
string(66) "fc-vushtrria-me-lidership-te-ri-nis-epoka-e-rikthimit-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 17:16

FC Vushtrria me lidership të ri – nis epoka e rikthimit në Superligë

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 17:16

FC Vushtrria, një prej klubeve më me traditë në futbollin kosovar, sonte në ora 19:00 mban Kuvendin Zgjedhor, ku hapet një kapitull i ri në historinë e saj.

Në krye të klubit do të vendoset një treshe e fuqishme personalitetesh nga fusha të ndryshme të jetës publike: gjenerali i respektuar Rrahman Rama, biznesmeni me përvojë Shaip Mikullovci dhe profesori universitar, një figurë e çmuar e qytetit, Besar Zahiti, meson Gazeta Express.

Kryesia e re e klubit vjen me vizion të qartë dhe plan konkret për investime, jo vetëm për stabilizimin e financave, por edhe për rikthimin e FC Vushtrrisë në elitën e futbollit kosovar – Superligë.

Ky është premtimi dhe objektivi kryesor që i bashkon figurat e reja drejtuese: të rikthejnë lavdinë e dikurshme të një klubi që ka nxjerrë talente dhe ka gëzuar zemrat e qytetit për dekada.

Me përvojën e gjeneralit Rama në lidership, fuqinë financiare e vizionin e biznesmenit Mikullovci dhe autoritetin intelektual të profesorit Zahiti, FC Vushtrria hyn në një fazë të re të organizimit dhe menaxhimit.

Qyteti pret që ky kombinim forcash të shndërrojë klubin në një projekt serioz sportiv, duke krijuar kushte moderne për lojtarët, mbështetje të fuqishme për talentet e rinj dhe rezultate konkrete në fushë.

Ky Kuvend shënon një moment kthese për futbollin në Vushtrri. Me lidership të fuqishëm dhe plan të qartë, rikthimi i FC Vushtrrisë në Superligë nuk është më vetëm ëndërr, por objektiv i arritshëm. /GazetaExpress/