Skema piramidale online, Gjykata cakton 60 ditë burg për katër nga të akuzuarit - Gazeta Express
string(78) "skema-piramidale-online-gjykata-cakton-60-dite-burg-per-kater-nga-te-akuzuarit"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 16:17

Skema piramidale online, Gjykata cakton 60 ditë burg për katër nga të akuzuarit

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 16:17

Gjykata e Fierit caktoi sot masën e sigurisë, “arrest me burg” me 60 ditë për 4 nga të arrestuarit dhe detyrim paraqitje për dy të tjerët, në lidhje me skemën piramidale online XUEX.

Të arrestuarit Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi janë lënë në burg për 60 ditë. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për Emanuel Taullaun dhe Flavio Mukën, të cilët sipas materialeve hetimore ishin përfshirë në rekrutimin e qytetarëve në skemën XUEX.

Kujtojmë që në kuadër të operacionit të koduar “XUEX”, janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh, në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.

Policia e Shtetit gjatë operacionit sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4,2 milionë lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal ku qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën pesë persona të tjerë në sistem, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura premtoheshin.