Surpriza të mëdha, "Albania’s Got Talent" ju pret në audicionet e Prishtinës më 22 shtator - Gazeta Express
string(86) "surpriza-te-medha-albanias-got-talent-ju-pret-ne-audicionet-e-prishtines-me-22-shtator"

Rozë

Gazeta Express

17/09/2025 17:04

Surpriza të mëdha, “Albania’s Got Talent” ju pret në audicionet e Prishtinës më 22 shtator

Rozë

Gazeta Express

17/09/2025 17:04

“Albania’s Got Talent” transmetohet me sukses për të dytin vit radhazi në ekranin e Vizion Plus, duke u shndërruar në një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të dashura nga publiku shqiptar.

Programi sjell në skenë një shumllojshmëri të jashtëzakonshme performancash nga këngëtarë, valltarë, aktorë humori, iluzionistë, deri te talentet më të veçanta e të pazakonta, duke dëshmuar se arti dhe krijimtaria nuk njohin kufij.

Një nga veçoritë më të rëndësishme të formatit është pjesëmarrja pa kufizim moshe, duke i dhënë mundësi çdo individi, nga fëmijët deri te të moshuarit, të tregojnë talentin e tyre dhe të ndajnë emocionet me publikun mbarëkombëtar.

Në këtë talent show marrin pjesë shqiptarë të të gjithave trevave  dhe diasporës kudo në botë.

Ndaj dhe për produksionin e këtij formati  audicionet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut marrin një rëndësi të veçantë .Këto audicione nuk janë vetëm një hapësirë për zbulimin e talenteve të reja, por edhe një pjesë e pandarë e kulturës së kombit tonë. Në këtë mënyrë, “Albania’s Got Talent” kthehet në një urë bashkimi artistik që promovon diversitetin kulturor dhe forcimin e identitetit tonë të përbashkët.

Juria është e përbërë nga katër personazhe të spikatur të ekranit, Agron llaka, Ledina Celo, Adelina Ismaili dhe Kastro Ziso dhe moderohet nga Isli Islami.

Formati ka një strukturë prej shtatë puntatash audicione, katër gjysëm finale dhe finalja e madhe.