Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamjet e poliklinikës së renovuar, e cila është e vetmja që ofron shërbime dytësore në stomatologji.
Rama ka theksuar se kjo poliklinikë është renovuar krejtësisht, dhe tash ofron kushte moderne e shërbime cilësore.
“Kjo poliklinikë është e vetmja në Kryeqytet që ofron shërbime dytësore në stomatologji. E renovuar tërësisht tani ofron kushte moderne dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama.
“Prishtina, përtej të zakonshmes…”, theksoi i pari i kryeqytetit.