Devolli Corporation, një nga udhëheqësit e industrisë së kafeve në rajon, po prezanton me krenari brendin e saj të njohur Prince në panairin prestigjioz Private Label Middle East, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky panair i veçantë është një mundësi për Devolli Corporation të tregojë përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve strategjike në tregun global.
“Kafeja Prince është tashmë e njohur për aromën e veçantë, shijen e pasur dhe përpjekjet për të sjellë përpara traditën e konsumatorëve duke ofruar produkt të standardeve më të larta,” thotë drejtori, Dardan Shala.
Sipas tij, në këtë eveniment të rëndësishëm, Devolli Corporation synon të ndërlidhë marrëdhënie të reja biznesi, t’i forcojë partneritetet ekzistuese dhe të prezentojë ekskluzivisht ofertat e saj të personalizuara për tregjet e Bahreinit, Katarit dhe rajonin e Gjirit Persik.
“Pjesëmarrja në Private Label Middle East është një hap i rëndësishëm për ne për të shfaqur potencialin tonë ndërkombëtar dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi afatgjatë,” tha Shala.
Kjo nuk është hera e parë që ky brend i njohur nga Kosova ka marrë pjesë në panairin e famshëm të Dubait.
Brendi Prince nga Devolli Corporation ka shënuar një sërë suksesesh të jashtëzakonshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Produkte të ndryshme të linjës Prince, përfshirë kafenë e bluar dhe instant, janë eksportuar me sukses në disa vende të Evropës dhe më gjerë, duke përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara.