Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se mbrëmë ka vizituar familjen Bajramaj në Gurrakoc, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e planifikimit të përbashkët.
“Në mbrëmjen e së martës, në Gurrakoc, na mirëpriti familja Bajramaj. Një takim i ngrohtë në shtëpinë e tyre, ku diskutimet theksuan rëndësinë e planifikimit të përbashkët, si dhe vërejtëm se përkrahja tashmë na rrethon nga çdo familje, për çka ju jemi mirënjohës. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.”