Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm - Gazeta Express
string(70) "afrim-gashi-takohet-me-denion-meidanin-zhvilluam-nje-takim-te-frytshem"

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:11

Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:11

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të frytshëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar si një element kyç në rritjen e mirëkuptimit dhe afrimin e institucioneve mes Shkupit dhe Tiranës.

“Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi, e ftova zyrtarisht Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, për të realizuar një vizitë zyrtare, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka thënë Gashi pas takimit me Ambasadorin Meidani.