Qeveria në detyrë e Kosovës injoroi kritikat e SHBA-së, Hovenier: Një mundësi e rëndësishme është humbur - Gazeta Express
string(102) "qeveria-ne-detyre-e-kosoves-injoroi-kritikat-e-shba-se-hovenier-nje-mundesi-e-rendesishme-eshte-humbur"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 14:42

Qeveria në detyrë e Kosovës injoroi kritikat e SHBA-së, Hovenier: Një mundësi e rëndësishme është humbur

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 14:42

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hedhur poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar se veprimet e saj kanë qenë “të ligjshme, kushtetuese dhe në funksion të eliminimit të vatrave të destabilitetit”.

Përkundër këtij qëndrimi, ish- ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tani bashkëpunëtor i lartë jorezident në Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik, ka theksuar se pezullimi i Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është pasojë direkte e zhgënjimit të Uashingtonit me sjelljen e Qeverisë Kurti dhe mosgatishmërinë për t’i dëgjuar kritikat.

“[Dialogu Strategjik] do të ishte një hap i rëndësishëm për Kosovën, dhe është për keqardhje që nuk do të ndodhë”, u shpreh Hovenier.

“Kjo duhet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve që brengosen për fuqinë dhe vitalitetin e marrëdhënies.”

Ambasadori bëri të qartë se pezullimi i këtij formati nuk nënkupton ndërprerje të bashkëpunimit në tërësi, por është një sinjal i qartë se një mundësi për ta çuar përpara partneritetin me SHBA-në është humbur përkohësisht – për shkak të vendimeve politike në Prishtinë që nuk janë përputhur me pritjet e aleatit kryesor të Kosovës.

“Kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi i vazhdueshëm është pezulluar ose dëmtuar, por do të thotë se një mundësi për ta rritur dhe forcuar atë, për momentin, është ngrirë,” shtoi ai.