Benjamin Mendy e ndjeu brenda një kohe të shkurtër sa i shkurtër ishte udhëtimi nga maja në fund.
Ai ishte kampion bote me Francën në vitin 2018, njëkohësisht edhe mbrojtësi i majtë më i shtrenjtë në botë, kur u transferua në Manchester City nga Monaco për 57,500,000 euro një vit më pas.
Tre vjet pasi e fitoi Kupën e Botës në Rusi, Mendy u përball me katër akuza për përdhunim.
Në vitin 2021, ai ishte në të gjitha faqet e para të mediave britanike dhe botërore.
Në vend të futbollit, ai u shkrua si përdhunues dhe një burrë që kënaqet duke ngacmuar gratë.
Ndërsa Mendy ishte në paraburgim, mbërritën padi të reja për krime të reja.
Në fund, francezi me origjinë senegaleze u paraqit para gjykatësit me akuzat e mëposhtme – tetë përdhunime, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual.
Mendy kërkoi drejtësi në gjykatë për veten e tij. Ai e paditi Manchester Cityn sepse ata ndaluan së paguari pagën e tij ndërsa ai ishte në paraburgim.
Bëhej fjalë për një shumë borxhesh deri në 13,000,000 euro.
Pas Cityt ai dështoi ta ringjallte karrierën e tij tek Lorient në Francë dhe Zyrichu në Zvicër.
Tani Benjamin Mendy do të përpiqet ta bëjë një ringjallje të futbollit në Poloni, përcjell tch.
Sipas mediave polake, ish-përfaqësuesi francez e nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Szczecin, me një pagë prej më shumë se një milion eurosh në sezon.