Arrestohen tre persona për prerje ilegale të pyllit në Klinë, dy dërgohen në mbajtje - Gazeta Express
string(83) "arrestohen-tre-persona-per-prerje-ilegale-te-pyllit-ne-kline-dy-dergohen-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 14:46

Arrestohen tre persona për prerje ilegale të pyllit në Klinë, dy dërgohen në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 14:46

Tre persona janë arrestuar në Klinë për prerje dhe degradim të pyjeve ilegale.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, gjatё implementimit tё planit operativ ‘prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025 nё Klinё’, me datën 15 dhe 16.09.2025, bazuar nё planin operativ, kanё arrestuar tre persona tё dyshuar pёr veprat penale ‘vjedhje e pyllit’ dhe ‘kanosje ndaj personave zyrtar’.”

Atyre u janë sekuestruar një kamion dhe një traktor së bashku me drunjtë.

“Nga personat e dyshuar janё sekuestruar njё kamion dhe njё traktor, së bashku me masën drunore, pёr tё vazhduar me procedura tё mëtutjeshme ligjore.”

Dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe njëri është liruar.

“Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.”