Fehmi Kupina: Do ta rindërtojmë stadiumin Fadil Vokrri- Ta bëjmë Prishtinën kryeqytet që e meritojnë fëmijët tanë - Gazeta Express
string(111) "fehmi-kupina-do-ta-rindertojme-stadiumin-fadil-vokrri-ta-bejme-prishtinen-kryeqytet-qe-e-meritojne-femijet-tane"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:35

Fehmi Kupina: Do ta rindërtojmë stadiumin Fadil Vokrri- Ta bëjmë Prishtinën kryeqytet që e meritojnë fëmijët tanë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:35

Ditën e djeshme, Fehmi Kupina nga Lidhja për Prishtinën e ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale të Prishtinës.

Kupina para të pranishmëve premtoi se Prishtina do të ketë lagje të jetueshme për qytetarët e jo për interesat partiake.

Ai premtoi edhe rindërtimin e stadiumit Fadil Vokrri.

‘‘Është kënaqësi e veçantë të ju shoh të bashkuar. Kërkoj nga ju që kjo energji dhe ky vullnet të na përcjellë deri me datën 12 tetor, ditën e fitores së madhe të Lidhjes sonë. Me Lidhjen e Prishtinës do të kemi lagje të jetueshme për qytetarët e jo për interesat partiake. Transport dhe lëvizje të lirë pa stres, me shumë sport e rekreacion me shumë jetë. Do të bëhet rindërtimi i stadiumit Fadil Vokrri. Me votën tuaj dhe besimin tuaj, ne do ta bëjmë Prishtinën kryeqytet që e meriton ju dhe fëmijët tanë. Për një Prishtinë që ruan traditën dhe ndërton të ardhmen”, ka thënë ai.