Juristi Paul Williams, amerikani i dytë i cili po dëshmon në Gjykatën Speciale, pro-Thaçit dhe të tjerëve, në vitin 2024 u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave.
Këtë çmim, ai e pranoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Profesori Paul R.Williams mori Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjes së Paqes së Rambujesë”, njofton Klankosova.
Williams aktualisht ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues, dhe që në fillim, ai ka treguar se nga kush u ftua të ishte pjesë e delegacionit kosovar gjatë negociatave në Rambuje.
Juristi tregoi se ishte Bujar Bukoshi ai i cili e kishte ftuar në emër të presidentit tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...