Gjykata vendosi ta rikthejë në burg, Vangjush Dako ende në spital - Gazeta Express
string(64) "gjykata-vendosi-ta-riktheje-ne-burg-vangjush-dako-ende-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:34

Gjykata vendosi ta rikthejë në burg, Vangjush Dako ende në spital

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:34

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit në repartin e Infektivit, sipas raportimeve të Report Tv. Ai u shtrua pasi ka patur aritmi, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale.

Ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të GJKKO, e cila e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, SPAK në bazë të kompetencës që ka, nxori menjëherë urdhrin e ekzekutimit të vendimit. Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, si dhe atë të arrestit shtëpiak, Dako tani duhet të kryejë edhe 9 ditë burg.

Policia shkoi në shtëpinë e tij për zbatimin e vendimit por, për shkak të problemeve shëndetësore, ai u dërgua në spital nga efektivët, dhe pas vizitës mjekësore, u shtrua.

Dako ruhet nga policia e burgjeve. Në bazë të Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg. Nëse do të qëndrojë edhe 9 ditë në spita, detyrimi quhet i kryer.