E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, ka pritur sot në Prishtinë drejtuesit e kompanisë “Genpact”, për të diskutuar rritjen e impaktit të tyre në Kosovë, shkruan Express.
Ambasda në njoftim shkruan se përmes partneriteteve me universitetet lokale dhe ekspertizës botërore “Genpact” po ndihmon forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë dixhitale, derisa avancon inovacionet duke krijuar mundësi ku përfitojnë bashkë bizneset amerikane dhe kosovare.
“Përmes partneriteteve me universitetet lokale dhe ekspertizës globale, Genpact po ndihmon në forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë dixhitale, duke avancuar inovacionin dhe duke krijuar mundësi që u sjellin dobi bizneseve amerikane dhe atyre kosovare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./Express/