Arian Tahiri e porosit kostumin te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës, e quan të fitores - Gazeta Express
string(89) "arian-tahiri-e-porosit-kostumin-te-rrobaqepesi-me-i-vjeter-i-mitrovices-e-quan-te-fitores"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:08

Arian Tahiri e porosit kostumin te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës, e quan të fitores

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:08

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka vizituar rrobaqepësin më të vjetër të Mitrovicës.

Tahiri ka thënë se në vend të brendeve të shtrenjta, ai zgjodhi duart e mjeshtrit të Mitrovicës.

Kandidati i PDK-së për Kryetar ka thënë se Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari.

“Në vend të brendeve të shtrenjta, unë zgjodha duart e mjeshtrit të Mitrovicës. Nga Faruku mora edhe një leksion të mirë: më dëgjoi me kujdes, i bëri matjet dy herë dhe tani i ka mbetur vetëm ta qepë kostumin tim të fitores. Edhe unë si kryetar do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do të marr vendime me maturi. Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.