Aktakuzë kundër 32 personave, dyshohet se dëmtuan katër institucione bankare në vlerë prej 300 mijë euro - Gazeta Express
string(103) "aktakuze-kunder-32-personave-dyshohet-se-demtuan-kater-institucione-bankare-ne-vlere-prej-300-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:08

Aktakuzë kundër 32 personave, dyshohet se dëmtuan katër institucione bankare në vlerë prej 300 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:08

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve kemi ngritur aktakuzë kundër tridhjetë e dy (32) të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje  Hyrja në sisteme kompjuterike’’ nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së,  Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi  kartelave të bankës apo të kreditit’’, bazuar nga neni 301 par.2 lidhur me par.3. dhe nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ata akuzohen se kanë dëmtuar katër institucione financare bankare.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione  financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi  arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit.”