Rama kërkoi t’i hapet rrugë shkarkimit të Veliajt, këshilltarët bashkiakë të PS mblidhen sot në selinë rozë - Gazeta Express
string(105) "rama-kerkoi-ti-hapet-rruge-shkarkimit-te-veliajt-keshilltaret-bashkiake-te-ps-mblidhen-sot-ne-seline-roze"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 9:32

Rama kërkoi t’i hapet rrugë shkarkimit të Veliajt, këshilltarët bashkiakë të PS mblidhen sot në selinë rozë

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 9:32

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhen në selinë qendrore të Partisë Socialiste.

Në mbledhje pritet të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit me urdhër të SPAK, ndodhet në paraburgim.

Erion Veliaj nuk e ka komentuar zyrtarisht vendimin politik të Edi Ramës i cili kërkoi shkarkimin e tij. Në rast se Këshilli Bashkiak vendos për shkarkimin e Veliajt dhe kjo firmoset nga kryeministrit, Veliaj ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.