27 vjet kur u rrëmbye Xhavit Haziri në Prishtinë nga shërbimi sekret serb - Gazeta Express
string(73) "27-vjet-kur-u-rrembye-xhavit-haziri-ne-prishtine-nga-sherbimi-sekret-serb"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 8:02

27 vjet kur u rrëmbye Xhavit Haziri në Prishtinë nga shërbimi sekret serb

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 8:02

Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese serbe kidnapohet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri.

Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese serbe kidnapohet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri.

Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.

Xhavit Haziri, është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.

Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen kriminelet e UDB-ës serbe.

Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve dhe organizimin e kryengritjes ishte i madh.

Xhavit Haziri, shpallet Hero i Kosovës për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

Ai tashmë i përjetësuar në bronz i bënë roje lirisë së atdheut.