Dëshmia e Rubin, Deda: ShBA-të nuk lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset - Gazeta Express
string(73) "deshmia-e-rubin-deda-shba-te-nuk-lejojne-qe-angazhimi-i-tyre-te-njolloset"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 6:51

Dëshmia e Rubin, Deda: ShBA-të nuk lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 6:51

Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Dhomat e Specializuara është ndër më domethënëset në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në paraburgim në Hagë.

Duke folur në emisionin Rubikon, Deda theksoi se mesazhi i Rubin ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që roli i tyre historik në çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit të vihet në pikëpyetje apo të zbehet.

”SHBA nuk e lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset”.

”Ata që dëgjojnë e kuptojnë se çka du me thanë me këtë se SHBA nuk lejon me u diskreditu roli i tyre”.

”E sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara në përgjithësi, pa ta ne nuk e kishim pasë lirinë”.

”Kjo administratë nuk është e durueshme, nuk është shumë përkdhelëse, këto lojërat kot të nivelit ballkanik nuk i toleron, dhe javën e kaluar erdh hapi i parë – pezullimi i Dialogut Strategjik, që duhej të fillonte në dhjetor”.