James Rubin ka dëshmuar në Hagë në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Në media sociale pastaj shumë deklarata janë interpretuar në atë formë që akuzohen ish-krerët e UÇK-së që “nuk kanë luftuar”, e “nuk kanë qenë komandantë”.
Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në “Pressing” të T7 se deklaratat e tilla në media sociale në rastin më të butë janë të pështirë.
“Sot nëpër media sociale është duke u zhvilluar lufta që vazhdon mes blloqeve politike për çështje të pushtetit, realisht është elektorale. Ajo që mendoj është jokorekte bartja e kësaj lufte edhe kontaminimi i së kaluarës si përpjekje me fitu poena në betejën e sotme. Kjo gjithmonë më ka penguar edhe mendoj që padrejtësisht nga ana e shoqërisë sonë. Një pjesë e politikës sonë është sjellë padrejtësisht me rezistencën e armatosur. Pasi askujt nuk i ka shkuar mendja që kemi me qenë të lirë, lëre më me pas kësi telashe kush do të bëhet kryetar Kuvendi. Atëherë e kemi pasur veç një gajle me shpëtu prej luftës, shkatërrimit e me qenë shoqëri e lirë”.
“Sot me ardh në situatë me pa njerëz që janë gjendje që atë periudhë me përfshi në grindjet e sotme me ngjyrosh me këndvështrime partiake, jo ju spaskeni qenë komandanta, jo ju s’pakeni luftu. Është e pështirë në rastin më të butë”, ka thënë Gorani. /Gazeta Expess