Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar dëshminë që James Rubin e ka dhënë në Hagë, për të cilin tha se mënyra se si fliste ishte ‘testament’.
Gorani në emisionin Pressing në T7 tha se Rubin e ka treguar se si është parë e vërteta nga dikush jashtë Kosove.
“James Rubin na kthej në një kohë kur na e kem pas vec 1 gajle, ndërsa sot i kem 1001. Ajo që më la përshtypje është se neve shoqërisë tonë, që rrëfimi i tij, që ka qenë, objektiv dhe i thjesht qysh kane ekziste rendet në atë kohë, mua më fansonojke reagimi shoqëror që e përjetojke rrëfimin e Rubin si diçka e pandime ma herët. E vërteta është se shoqëria jonë vet e ka kompliku, edhe e ka mitizu dhe mandej e ka ngatërru shumë shpesh krejt atë periudh të luftës e pas luftës e na e kemi kontaminu aq shumë diskutimin mbi atë periudhë, e kemi ndërtu aq shumë dilema, e shpeshherë mosdueshmëri e grindje politikë në atë kohë, saqë e kemi humb edhe fijen e ckafit është objektivisht e vërtet për atë periudh.
Del një personalitet politik i rëndësishëm i asaj kohe, i cili me një lehtësi, e shpjegon një periudh prej syve të një zyrtari amerikan, që i thotë disa të vërteta që janë pa nga sytë e dikujt jashtë Kosove.
Është testament i mënyrës qysh na jemi pa, e vërteta e jashtme mbi neve”, tha Gorani.