Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që garon edhe për një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai sonte është pritur nga qytetarët e Janjevës, për të cilën Ahmeti thotë se kishte pjesëmarrje masive.
“Sonte u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive dhe përkrahjen e fuqishme dëshmuan edhe një herë se programi ynë është për zhvillim dhe i së ardhmes”.
“Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express