Kryetari i Istogut që garon edhe për një mandat nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Ilir Ferati ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai ka qenë në Kaliqan, në odën e Asllan Sejdaj, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Kaliqani krah nesh, në vazhden e rrugëtimit tonë. Në odën e Asllan Sejdaj, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, u mirëpritëm me ngrohtësi të jashtëzakonshme, ashtu siç dinë vetëm istogasit”.
“Banorët e Kaliqanit na rikujtuan se kanë ruajtur qëndrimin stoik ndër dekada, duke e mbajtur Istogun bastion të pathyeshëm të LDK-së. Kaliqan e Ruzhdi, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati. /Gazeta Express