Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se e kishin rëndë ta kuptonë BDI-në në lidhje me zhvillimet politike atje.
Për Artan Grubin, ai ka thënë se ka informacione që ndodhet në Shqipëri, pasi po kërkohet nga Maqedonia e Veriut.
“Përveç Artanit, kemi marrë edhe me Bujarn, Kreshnikun, fatketqisht ato u konstatuan që ishin të vërtetë. Flitet që Artan Grubi është në Shqipëri. Shqipëria ka marrëveshje për ekstradim me Maqedoninë po deri tash nuk është zbatu”.
“Politikisht e kemi mbyll me Artanin, ai doli në fushatë me valizhe për na përcjell neve po e përcjelli veten”.
“Edhe Ali Ahmeti ka deklaruar se ai është në Shqipëri”, ka thënë Mexhiti. /Gazeta Express