Dimal Basha: Kuvendi është konstituuar - Gazeta Express
string(36) "dimal-basha-kuvendi-eshte-konstituar"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 20:32

Dimal Basha: Kuvendi është konstituuar

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 20:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nuk ka ndërruar qëndrimin e tij edhe pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që deri në fund të shtatorit, Kuvendi nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap tjetër.

Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese, duke mbështetur pretendimet e deputetëve të këtij minoriteti, njoftoi t se përpjekjet e mëtejshme për konstituimin e Parlamentit po ashtu duhen ndalur plotësisht deri në datën 30 shtator.

Basha në seancën e 30 gushtit kishte shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar dhe kishte thirr mbledhjen e kryesisë për të hënën, e cila dështoi pasi opozita refuzoi t’i shkonte me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Ai është pyetur sot nga KosovaPress, nëse ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të Kushtetueses, por ai qëndron në atë që e ka thënë.

“Mendoj që e keni pa shpalljen që e kemi bërë në Kuvendi që është konstituuar Kuvendi “, ka deklaruar ai.

Basha ka refuzuar të flas se çka do të bëjë pas 30 shtatorit./KP