Zëvendësuesit ia dhurojnë fitoren Arsenalit në Bilbao - Gazeta Express
string(53) "zevendesuesit-ia-dhurojne-fitoren-arsenalit-ne-bilbao"

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 20:42

Zëvendësuesit ia dhurojnë fitoren Arsenalit në Bilbao

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 20:42

Arsenali i falet dy zëvendësueve, Gabriel Martinellit dhe Leandro Trossardit për fitoren e madhe ndaj Athletic Club në Bilbao.

Skuadra e drejtuar fitoi në “San Mames” me shifrat prej 2-0, me golat e shënuar nga Martinelli dhe Trossard, teksa dyshja e asistuan njëri-tjetrin.

Pas një pjese të parë të barabartë, e cila u mbyll me shifrat prej 0-0.

Në të dytën, Arsenali ishte më serioz në sulmet e tij, të cilat nisin të japin fryt me futjen në lojë të Martinellit dhe Trossardit.

Belgu e asistoi brazilianin në golin e parë, i shënuar në minutën e 72-të.

E, në minutën e 87-të Martinelli ia ktheu borxhin Trossardit, duke e asistuar belgun në golin e 2-0.

Arsenali fitoi tri pikët e para në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve në edicionin e ri./GazetaExpress/