Bajrami -Kurtit: Kryeministër i propagandës, për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor - Gazeta Express
string(121) "bajrami-kurtit-kryeminister-i-propagandes-per-bujqesi-mundesh-me-genjy-dike-qe-arat-e-lopet-i-sheh-vec-ne-filma-vizatimor"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:55

Bajrami -Kurtit: Kryeministër i propagandës, për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për propagandë në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se mashtrimet nuk i kalojnë pa u vërejtur nga bujqit e ndershëm.

Ajo kërkoi përgjigje nga ai, pse për pesë vite nuk është hequr TVSH-ja për qumështin dhe produktet bazë, ashtu siç kishte premtuar.

”Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë.

Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi.
Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjjthë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!”.