Ramadani: Suspendimi i 4 policëve është presion politik, urdhëruesit duhet hetuar nga IPK - Gazeta Express
string(87) "ramadani-suspendimi-i-4-policeve-eshte-presion-politik-urdheruesit-duhet-hetuar-nga-ipk"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:38

Ramadani: Suspendimi i 4 policëve është presion politik, urdhëruesit duhet hetuar nga IPK

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:38

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas suspendimit të katër policëve, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm dhe me prapavijë politike.

Sipas tij, hapja e një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër ndër-kolegial në një grup të Viber-it nuk është dashur të ndodhë fare, e aq më pak të pasohej me suspendim.

“Ky veprim ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve. Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai ka shtuar se urdhërat joligjorë nuk duhet të zbatohen, duke theksuar se oficerët dhe zyrtarët policorë e dinë mirë këtë.

Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.