Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe kandidat për një mandat tjetër, Bilall Kasami sot paralajmëroi investime dhe zhvillim të cilësisë së arsimit në Tetovë.
“Nëpërmjet kësaj strategjia zhvillimi, Komuna e Tetovës do të investojë fuqishëm në arsim me ndërtimin e shkollave të reja dhe objekteve ndihmëse. Do të ndërtohet SHMT “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, SHFK “Rilindja” në Sellcë dhe salla sportive për nxënësit. Projekti përfshin edhe dy pishina të mbyllura për notim pranë SHFK “Kirili dhe Metodij” dhe “Naim Frashëri“.
Komuna e Tetovës ka paraparë ndërtimin e objekteve të reja shkollore dhe anekse që do të mundësojnë mësim me një ndërrim. Do të ndërtohet objekt i ri për shkollën fillore “Bratstvo-Migjeni”, ndërsa ndërtime shtesë do të ketë në SHFK “Naim Frashëri”, “Kirili dhe Metodi”, si dhe ndërtimin e objekteve në lagjen “Jellak” dhe “Jashtë Vardarit”.
Në lagjen “Jellak” do të ndërtohen një objekt i shkollës fillore dhe parashkollore si dhe Qendra Komunale për Vlerësim dhe Mbështetje në nivel rajonal.
Këto janë vetëm një pjesë e ndërtimeve dhe modernizimit të arsimit. Ne do të ofrojmë për nxënësit tonë një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt inovacionit, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku çdo nxënës të mund të zhvillojë potencialin e tij të plotë, të kultivojë vlerat e qytetarisë aktive dhe të kontribuojë në përparimin e shoqërisë” ka shkruar Kasami në Facebook.
tag_katrorimaqedoni_2