Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit - Gazeta Express
string(88) "petrit-selimi-james-rubin-hyri-fuqishem-me-deshmi-theksoi-rolin-politik-te-hashim-thacit"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 17:37

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 17:37

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për dëshminë në Hagë të James Rubin, në kuadër të dëshmitarëve mbrojtës të Hashim Thaçit, shkruan Express.

Sipas Selimit, Rubin ka hyrë fuqishëm me dëshminë e tij, për të rikujtuar gjithçka që ka ndodhur në vitet e 90-ta derisa negociohej për një zgjidhje.

 “Z. Rubin hyri shumë fuqishëm me dëshminë, për të rikujtuar ato momente shumë të vështira, për z. Thaçi, shokët e tij”, ka thënë Selimi.

Petrit Selimi ka thënë se Rubin ka rikujtuar rolin politik të Hashim Thaçit dhe tregon se amerikanët e kishin identifikuar Hashim Thaçin si personin me të cilin duhet të komunikohet.

“z.Rubin na e rikujtoj rolin politik të z.Thaçi. Nëse tha ai që z. Thaçi s’ka pasur rol ushtarak, ai potencon rolin politik të z. Thaci. Amerikanët e identifikuan Thaçin si personin me të cilin duhet të komunikohet për të nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Selimi.

Ish-kryediplomati Selimi ka deklaruar se amerikanët e kishin identifikuar Hashim Thaçin si njeriun që do ta bartte procesin nga lufta, në bombardime, pastaj në demilitarizim dhe demokratizim.

“Në procesin politik, Thaçi u identifikua nga amerikanët, që të bartë procesin nga lufta, në bombbardim, nga bombardmi në demilitarizim dhe demokratizim”, ka shtuar tutje.